Sunday, December 9, 2012

Chelsea i ofron Guardiolës 24 milionë dollarë në vit ... - radio haracina




Pronari i ekipit londinez Chelsea, multimilioneri Roman Abramovitz planifikon t’i ofrojë Pep Guardiolës 24 milionë dollarë në vit për të udhëhequr bankinën e klubit të tij nga sezoni i ardhshëm, transmeton sot ESPN.


Nëse plani i Abramovitzit do të realizohej, Guradiola do të bëhej trajneri më i paguar në histori, kurse kontrata do të ishte e vlefshme për katër vjet.


Gazeta Daily Mirror shkruan se alternativë e Guardiolës do të mund të ishte trajneri i tashëm i Borussia Dortmund, Jürgen Klopp, por nuk përjashtohet mundësia e rivendosjes së bashkëpunimit edhe me Jose Mourinhon, nëse ai vendos të braktis klubin madrilen.


Pas largimit nga timoni i Barcelonës, Guardiola ka marrë pushim njëvjeçar nga futbolli dhe momentalisht gjendet në New York, në pritje të angazhimit të ri për sezonin e ardhshëm.


Print Friendly

Komente


komente


Powered by Facebook Comments





Source:


http://www.haracina.fm/radio/chelsea-i-ofron-guardioles-24-milione-dollare-ne-vit/






The News from http://funnyjokeseddie.blogspot.com