Tuesday, December 4, 2012

Mike Tyson: Gruaja m tradhtoi me Brad Pitt, i kam gjetur n shtrat ...


4th December 2012



Mike Tyson ka rrëfyer se e kishte gjetur gruan e tij në shtrat me yllin e Hollivudit, Brad Pitt dhe se ishte tërbuar nga zemërimi nga zbulimi i kësaj tradhtie. 46 vjeçari rrëfeu gjithashtu se në atë kohë ai ishte duke u divorcuar nga gruaja e tij, aktorja Robin Givens dhe shkonte në shtëpinë e saj vetëm për seks. Tyson e ka cilësuar ish-gruan e tij si nj derr që i kishte zhvatur paratë.



Givens dhe Tyson patën një martesë jetëshkurtër në vitet ’80, e cila është cilësuar nga të dyja palët si e dhunshme. Në kohën kur çifti u martua Tajson ishte në kulmin e karrierës së tij dhe vlente rreth 50 mln dollarë. Givens kërkoi divorcin vetëm tre muaj më vonë dhe arriti t’i merrte 10 mln dollarë. Madje, shumë besonin se ajo u lidh me boksierin e famshëm vetëm për t’i zhvatur paratë dhe se gjatë asaj kohe kishte pasur marrëdhënie edhe me Eddie Murphy dhe Brad Pitt.



3 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)


By Koli




Source:


http://www.tiranatime.com/mike-tyson-gruaja-me-tradhtoi-me-brad-pitt-i-kam-gjetur-ne-shtrat/






The News from http://funnyjokeseddie.blogspot.com